Thomas Tuchel, trajneri i Anglisë, foli në konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Japonisë, duke iu përgjigjur pyetjes nëse Anglia është më e fortë se Franca: “Nuk e di. Nuk mund të bëhen krahasime, keni parë formacionin tonë dhe kundërshtarin, është vetëm muaji mars.
Jemi të kënaqur me mënyrën si ka shkuar grumbullimi deri tani. E di që nuk ishte një ndeshje e këndshme për t’u parë, por luajtëm kundër një skuadre shumë të mirë dhe kundër formacionit më të fortë të Uruguajit. A mendoni se Brazili nuk do të jetë gati në qershor? Unë besoj se po. Kur të vijë momenti, nuk mendohet për marsin. Do të jemi gati”.
Për John Stones: “Nuk është ideale as për të, as për ne. Nuk është dëmtim i rëndë, por duhet kujdes. Është lojtar kyç për ne, me cilësi dhe mentalitet të rëndësishëm. Si të gjithë, duhet të jetë në formë”.
Për largimet nga grumbullimi: “Nuk jam i zhgënjyer, ky është realiteti i sezonit. Ka një frymë shumë të mirë në grup”. Për Rice dhe Saka: “Donin të luanin, por ishte rrezik i madh. Nuk kishte kuptim t’i mbanim”.