Trajneri i Bosnjës, Sergey Barbarez, foli në një konferencë për shtyp në prag të finales së Play Off-it kundër Italisë, e cila do të vendosë se kush do të kualifikohet për Kupën e Botës 2026:
“Nëse rezultati është 1-0 për ne, do ta parkojmë autobusin në njërën anë (në mbrojtje.). Nëse pësojmë gol, do ta parkojmë në anën tjetër (në zonën e penalltisë së Italisë). Jemi të lumtur që kemi ardhur deri këtu; mund ta ndiej dhe ta shoh dashurinë që vjen nga këta lojtarë.”
Barbarez, ndoshta për arsye taktike, nuk po mendon për ndonjë ndryshim në formacion apo taktika: “Kemi luajtur në këtë mënyrë për një vit e gjysmë dhe nuk mendoj se është koha për të eksperimentuar.” Çfarë lloj ndeshjeje do të jetë? “Do të na duhet guxim, vëmendje ndaj detajeve, pak fat dhe një shans për të shënuar.”