Monday, 30. March 2026
Sport

Euro U-19/ Kombëtarja, gati për sfidën vendimtare ndaj Norvegjisë

GS 30/03/2026 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja shqiptare U-19 mbylli pasditen e sotme përgatitjet në Durrës, në prag të sfidës më të rëndësishme të grupit ndaj Norvegjisë, e vlefshme për raundin e parë të Kampionatit Europian 2027 të kësaj grupmoshe.

Një përballje vendimtare për skuadrën e drejtuar nga trajneri Fatjon Tafaj, pasi një fitore do t’i siguronte kuqezinjve kualifikimin në “Elite Round”.

Gjendja në ekip paraqitet mjaft e mirë, me grupin të plotë dhe pa probleme fizike, ndërsa të gjithë lojtarët janë të gatshëm për këtë sfidë të rëndësishme.

Në dy ndeshjet e para të grupit, Shqipëria u mposht minimalisht 2-1 nga Luksemburgu, ndërsa reagoi në mënyrë bindëse duke triumfuar 7-1 ndaj Maltës në “Shtëpinë e Futbollit”. Nga ana tjetër, Norvegjia kryeson grupin me pikë të plota pas dy fitoreve.

Takimi Shqipëri – Norvegji do të zhvillohet më 31 mars, në ora 15:00, në stadiumin “Shtëpia e Futbollit”. Hyrja për tifozët do të jetë falas.

Teilen: