Monday, 30. March 2026
Futboll

Montella bën vetëm një ndryshim, ky do të jetë formacioni i Turqisë ndaj Kosovës (foto)

GS 30/03/2026 1 Min. Lesezeit

Turqia ka mbërritur sot pasdite në Prishtinë, ku në orën 18:00, futbollistët thjesht do të bëjnë një ecje në “Fadil Vokrri” dhe 15 minuta më pas, Vincenzo Montella do të dalë në konferencën bashkë me një lojtar.

Përsa i përket formacionit që do të hedhë nesër në fushë ndaj “Dardanëve”, Montella duket se do të bëjë vetëm një ndryshim nga ndeshja e fundit ku turqit fituan 1-0 ndaj Rumanisë. Në vend të Mert Muldur do të aktivizohet nga minuta e parë, mbrojtësi i djathtë i Romës, Zeki Çelik. Pjesa tjetër e formacionit nuk ndryshon, sipas asaj që bën të ditur “Sporx”.

Turqia XI: Cakir; Kadioglu, Abdulkerim, Akaydin, Çelik; Calhanoglu, Yuksek; Alper, Guler, Yildiz, Akturkoglu.

Teilen: