Monday, 30. March 2026
Futboll

I skadon kontrata në qershor, Milan futet në garë për anësorin e Liverpool-it

GS 30/03/2026 1 Min. Lesezeit

Pavarësisht se ka dy emra në krahun e majtë të mbrojtjes si Pervis Estupiñán dhe i riu Davide Bartesaghi, Milan po mendon të forcojë më shumë këtë repart dhe ndaj është futur në garë për transferimin e mundshëm të Andy Robertson.

32-vjeçarit i skadon kontrata në fund të këtij sezoni me të kuqtë dhe do të largohet si lojtar i lirë. Megjithatë, Milan nuk është ekipi i vetëm në garë. Disa klube po e monitorojnë gjithashtu situatën, duke përfshirë Atlético Madrid, Tottenham dhe Celtic.

Duke ditur se bëhet fjalë për një lojtar me përvojë të madhe dhe mbi të gjitha transferimi i tij me kosto zero, sigurisht që do të ishte një lëvizje e mirë nga ana e kuqezinjve.

Teilen: