Tuesday, 31. March 2026
Sport

Policia paralajmëron masa të shtuara sigurie për ndeshjen Kosovë-Turqi

GS 31/03/2026 1 Min. Lesezeit

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët se sonte, duke filluar nga ora 20:45, në Stadiumin Fadil Vokrri do të zhvillohet ndeshja finale e play-off-it për FIFA World Cup 2026 ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Duke pasur parasysh rëndësinë e veçantë të kësaj ndeshjeje, Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa të shtuara të sigurisë, në bashkëpunim me institucionet përkatëse dhe organizatorët e eventit.

Strukturat policore, së bashku me ekipet mbështetëse, angazhohen për të garantuar rendin dhe sigurinë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes, si dhe për të lehtësuar qarkullimin në zonat përreth stadiumit.

Policia apelon te qytetarët dhe tifozët që të respektojnë udhëzimet e personelit të sigurisë, të shmangin sjelljet e rrezikshme dhe të arrijnë në stadium në kohë, për të garantuar një atmosferë të sigurt dhe festive gjatë këtij takimi futbollistik historik. /Lajmi.net/

 

Teilen: