Tuesday, 31. March 2026
Sport

Ndeshja Kosovë-Turqi, Hamza: Sonte zemra e gjithë shqiptarëve rreh në një ritëm – Ta gëzojmë kombin me kualifikim

GS 31/03/2026 1 Min. Lesezeit

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka shkruar në lidhje me ndeshjen Kosovë-Turqi që do të zhvillohet sot, fitorja në të cilën do ta kualifikonte Kosovën për në Botëror.

Ai ka thënë se sonte zemra e Kosovës dhe e gjithë shqiptarëve anembanë, rreh në një ritëm për fanellën, fitoren dhe për ëndrrën që e kemi pritur kaq gjatë.

“Në Stadiumin “Fadil Vokrri”, djemtë tanë luajnë për historinë. Për sakrificat e gjata e të vështira. Ta gëzojmë kombin me kualifikim! Suksese, djema! Forca, Kosovë!”, ka shkruar Hamza.

Kosova do të zhvilloj sot ndeshjen me Turqinë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Kjo është ndeshja finale që do të dërgonte Kosovën në SHBA. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

Teilen: