Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, me anë të një postimi në rrjetet sociale motivon Kosovën në prag të finales se Play Off-it kundër Turqisë.
Me keqardhjen që Shqipëria nuk arriti dot në finale, Duka thekson se i gjithë kombi shqiptar sot bën tifo për kualifikimin e Kosovës në Botëror.
“Ndoshta sot mund të ishim dy…por edhe kështu, jemi një. Me krenarinë që na dha Shqipëria dhe shpresën që na jep Kosova. Forca djemtë tanë!”, shkruan Duka.
Teilen: