Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pak minuta para ndeshjes Kosovë-Turqi, ka shprehur optimizmin e tij për kualifikimin e Kombëtares së Kosovës në Kupën e Botës 2026.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai theksoi rëndësinë e përballjes së sontme, duke e cilësuar atë vendimtare për realizimin e ëndrrës së madhe sportive të vendit.
“Gjithçka e jona është sonte në Stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Drejt fitores, drejt Botërorit, drejt realizimit të ëndrrës”, ka shkruar Kurti.
Ndryshe, ndeshja që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” konsiderohet një nga më të rëndësishmet për Kosovën në rrugën drejt një kualifikimi historik në Botëror.
Teilen: