Wednesday, 1. April 2026
Sport

Përfundon pa gola pjesa e parë, Kosova me disa raste shënimi

GS 31/03/2026 1 Min. Lesezeit

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes finale Kosovë-Turqi për Botërorin 2026 që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Pas një fillimi të dominuar nga turqit, futbollistët e Kosovës morën lojë në kontrollë duke rrezikuar disa herë portën e Turqisë.

Rasti më i mirë ishte ai i Fisnik Asllanit në minutën e 29-të i cili qëlloi shtyllën.

Edhe Turqia pati rastet e saja, por mbrojtësit e Kosovës  u treguan të vemendëshëm.

Teilen: