Wednesday, 1. April 2026
Sport

Gjesti i madh i Yildiz: Ylli turk harroi festën dhe vrapoi për ta përqafuar Zhegrovën

GS 01/04/2026 2 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Kosovës u mposht me rezultat 1-0 në shtëpi nga Turqia në finale të playoff-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Golin që i dha kualifikimin Turqisë e realizoi sulmuesi Kerem Akturkoglu në minutën e 53-të.

Në këtë ndeshje nga minuta e parë luajti ylli i Juventusit, Kenan Yildiz i cili në fund u zëvendësua pas 89 minutash në lojë.

E njëjtë nuk ishte situata për bashkëlojtarin e tij te ‘Zonja e Vjetër’, Edon Zhegrova, i cili u inkuadrua në lojë vetëm në pjesën e dytë.

Ylli kosovar u fut në lojë në minutën e 71-të, por pavarësisht disa momenteve të mira nuk ia doli që të bëjë dallimin.

He’s consoling Zhegrova.. my shaylas 🥺 pic.twitter.com/oOptiTnJAQ

— bebe (@bebestellaa) March 31, 2026Pas përfundimit të ndeshjes futbollistët turq filluan festën, por ajo që mori vëmendjen ishte gjesti i Kenan Yildiz.

20-vjeçari me të parë Zhegrovën vrapoi në drejtim të tij dhe i dha një përqafim duke e ngushëlluar për eliminimin.

Dyshja do të rikthehen sërish në aksion së bashku të hënën, kur Juventusi do të jetë nikoqir i Genoas në “Allianz Stadium”.

Teilen: