Monday, 6. April 2026
Sport

Presidentja Osmani dekoron ekipin kombëtar të Kosovës me Medaljen Presidenciale të Meritave

GS 01/04/2026 1 Min. Lesezeit

Vetëm pak orë pas humbjes në finalen e play-off përballë Turqisë, kombëtarja e futbollit e Kosovës është “ngushëlluar” nga presidentja Vjosa Osmani, e cila ka vlerësuar Franco Foda-n dhe të besuarit e tij me Medaljen Presidenciale të Meritave.

Rrugëtimi i Kosovës në fushatën e eliminatoreve të Botërorit 2026 ishte mbresëlënës pasi ishte vetëm 90’ larg sigurimit të kualifikimit historik.

Në këtë takim morën pjesë figura kyçe të futbollit kosovar, përfshirë kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Presidentja Osmani argumentoi vlerësimin e saj duke thënë se Kombëtarja ka qenë burim krenarie për qytetarët, duke sjellë emocione të mëdha dhe duke dëshmuar përkushtim e sakrificë në çdo ndeshje.

Teilen: