Wednesday, 1. April 2026
Sport

Lewandowski mendon për lamtumirën pas eliminimit me Suedinë

GS 01/04/2026 1 Min. Lesezeit

Me një postim në Instagram të shoqëruar me një këngë të titulluar “Koha për të thënë lamtumirë” (Time To Say Goodbye” nga Sarah Brightman dhe Andrea Bocelli), Robert Lewandowski nuk ka lënë dyshime sa i përket të ardhmes.

Sulmuesi 37-vjeçar duket se do të largohet nga kombëtarja. Disa medie polake kanë konsideruar takimin mes Suedisë dhe Polonisë si të fundit me kombëtaren për bomberin e Barçës.

Ai debutoi me Poloninë në 2008-ën dhe që prej atij viti ka zhvilluar 165 takime dhe ka shënuar 89 gola duke u kthyer në rekordmbajtësin e të dy kategorive të vendit të tij.

Teilen: