Wednesday, 1. April 2026
Sport

Torino interesohet për Ramadanin

GS 01/04/2026 1 Min. Lesezeit

Mesfushori Ylber Ramadani mund të largohet nga skuadra e Lecces por jo edhe nga Serie A e Italisë.

Bëhet e ditur se Ramadani është pranë një aventure të re, pasi Ramadani ka tërhequr interesimin e skuadrës së Torinos.

Ramadani po e luan sezonin e tretë në elitën e futbollit italian, duke u shndërruar në një lojtar kyç të Lecces në repartin e mesfushës.

Megjithatë, thuhet se sipas të gjitha gjasave, ky sezon mund të jetë i fundit për 30-vjeçarin te Lecce, ekip që ka 1 gol të shënuar në 29 ndeshje kampionale deri më tani.

Është trajneri i Torinos, Roberto D’Aversa, ai që po insiston për Ramadanin pasi e njeh mirë mesfushorin e Kombëtares së Shqipërisë, me të cilin ka punuar më përpara.

Për të finalizuar transferimin e Ramadanit këtë verë, Torino duhet të paguajë rreth 2.5 milionë euro pasi ka kontratë me Leccen deri në verën e vitit të ardhshëm.

Teilen: