Wednesday, 1. April 2026
Sport

​Hajdari tregon gjendjen e tij shëndetësore pas lëndimit

GS 01/04/2026 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Kosovës ka humbur mundësinë për kualifikim historike në Kupën e Botës 2026, pasi u mposht nga Turqia në ndeshjen vendimtare të play-off-it, me rezultati 1-0, në një përballje ku fituesi siguronte kualifikimin.

Ndërkohë në faqen e tij zyrtare, në Istagram përmes një story ka reaguar lojtari i Kombëtarës të Kosovës, Albian Hajdari i cili falendëroi të gjithë tifozët për mbështetjen si dhe tregoi për gjendjen e tij pas lëndimit të pësuar.

“Faleminderit shumë për mbështetjen dhe mesazhet e bukura. Unë jam mirë faleminderit” – shkroi Hajdari.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, mes Kosovës dhe Turqisë, Hjadari u detyrua të zavendësohet, në minutën e 80’ nga Fidal Aliti pas lëndimit që mori në kokë.

Kosova ishte afër kualifikimit historik për në Kupën e Botës 2026, për herë të parë, por pësoi disfatë nga Turqia me rezultat 1-0.

Teilen: