Lamine Yamal pati një reagim të ashpër ndaj tifozëve të Spanjës që kënduan një këngë anti-myslimane pas barazimit 0-0 të La Roja me Egjiptit të enjten, sipas raporteve
.
Yamal ishte titullar për Spanjën në këtë barazim në stadiumin RCDE në Barcelona dhe u zëvendësua në pushimin e pjesës së parë.
Gjatë 10 minutave të para të ndeshjes, tifozët vendas u dëgjuan duke kënduar: “kërce, kërce, kërce, kush nuk kërcen është mysliman”.
Sipas Cadena SER, Yamal ishte i vetmi lojtar spanjoll që nuk duartrokiti tifozët pas ndeshjes dhe thuhet se u largua nga stadiumi me kokë ulur, i shoqëruar nga sigurimi.
“Kush nuk kërcen, është mysliman”, thirrjet skandaloze të tifozëve të Spanjës ndaj Egjiptit
Portieri Joan Garcia shtoi se skuadra e Spanjës është “plotësisht kundër çdo lloj diskriminimi”.
Si një nga favoritët për Kupën e Botës, Spanja do të nisë fushatën e saj më 15 qershor në Atlanta, me një përballje kundër Kepit të Gjelbër.
After Islamophobic chants at the RCDE Stadium last night during Spain’s 0-0 draw with Egypt, Lamine Yamal left the pitch without partaking in Spain’s farewell lap to the fans. pic.twitter.com/r0wcuAVTUy
— Football España (@footballespana_) April 1, 2026Të përfshirë në Grupin H, ata do të luajnë gjithashtu kundër Arabisë Saudite dhe Uruguajit.
Egjipti është një vend ku feja kryesore është Islami. Yamal, sensacioni i Barcelonës dhe Spanjës me prejardhje marokene, është gjithashtu një mysliman praktikues./Telegrafi