Futbollisti i Kosovës, Dion Gallapeni, ka reaguar pas humbjes ndaj Turqisë përmes një postimi në Instagram, duke ndarë një mesazh emocional për tifozët.
“Nuk ia dolëm… por kjo nuk na ndalë. Është një humbje që dhemb, sepse dhamë gjithçka në fushë dhe besuam deri në fund,” ka shkruar ai.
Më tej, ai ka theksuar rëndësinë e unitetit dhe reagimit pas këtij momenti të vështirë.
“E ndjej zhgënjimin e secilit prej jush, por këto momente na bëjnë më të bashkuar, më të uritur për suksese dhe më të vendosur për të mos u dorëzuar kurrë,” ka shtuar Gallapeni.
Në fund, futbollisti ka falënderuar tifozët për përkrahjen dhe ka dhënë një premtim për të ardhmen.
“Faleminderit për mbështetjen, ju premtoj se do të rikthehemi më të fortë dhe do të luftojmë deri në fund për çdo ëndërr që kemi nisur së bashku”.
Teilen: