Wednesday, 1. April 2026
Sport

Donnarumma: Kam qarë, fjalët vlejnë pak!

GS 01/04/2026 1 Min. Lesezeit

Portieri i Italisë, Gianluigi Donnarumma, ka reaguar me emocione të forta pas humbjes së kombëtares italiane ndaj Bosnjës, duke ndarë një mesazh prekës me tifozët.

Në një postim në rrjetet sociale, gardiani italian ka pranuar se disfata e ka prekur thellë, duke zbuluar se ka derdhur edhe lot pas ndeshjes, shkruan Indeksonline

“Mbrëmë, pas ndeshjes, kam qarë. Sot, fjalët vlejnë pak, është e vërtetë. Por ka një gjë që e ndiej thellë dhe që dua ta ndaj me ju…
…pas një zhgënjimi kaq të madh, duhet të gjejmë guximin për të kthyer faqen, edhe një herë. Dhe për këtë duhet shumë forcë, pasion dhe bindje”, u shpreh Donnarumma

Donnarumma theksoi se, pavarësisht zhgënjimit të madh, skuadra duhet të gjejë forcën për të ecur përpara dhe për të rikthyer besimin, duke treguar shpirt luftarak në sfidat e ardhshme.

Teilen: