Wednesday, 1. April 2026
Sport

Tërmet të Milani, Luka Modric po joshet nga një tjetër klub që e ka shumë të vështirë t’i thotë “jo”

GS 01/04/2026 1 Min. Lesezeit

Luka Modrić vazhdon të sfidojë moshën, duke shkëlqyer edhe në prag të të 40-ave

.

Mesfushori kroat është rikthyer në një rol kyç dhe mbetet një nga lojtarët më të rëndësishëm te AC Milan. Kontrata e tij skadon në qershor të këtij viti, me mundësi rinovimi edhe për një sezon tjetër.

Drejtuesit e klubit italian nuk dëshirojnë të heqin dorë nga një futbollist me përvojë dhe ende në nivel të lartë si Modrić, megjithatë vetë lojtari thuhet se po shqyrton opsionet për të ardhmen.

Sipas mediave kroate, GNK Dinamo Zagreb ka kontaktuar së fundmi me rrethin e tij për të diskutuar një rikthim të mundshëm në vendlindje.

Një rikthim te Dinamo do të ishte një hap me vlerë të madhe emocionale për Modrić, i cili gjithmonë ka theksuar lidhjen e fortë me klubin ku u formua.

Për momentin, ai është i përqendruar në përfundimin sa më të suksesshëm të sezonit aktual, ndërsa vendimi për të ardhmen pritet të merret pas përfundimit të Botërorit, i cili mund të jetë i fundit në karrierën e tij. /ORAinfo/

Teilen: