Thursday, 2. April 2026
Sport

Dita e Autizmit, FFK: Futbolli është gjuha universale që i bashkon të gjithë pa dallim

GS 02/04/2026 1 Min. Lesezeit

Në Ditën Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Autizmin, Federata e Futbollit të Kosovës ëhstë bashkuar për të promovuar mirëkuptimin dhe gjithëpërfshirjen.

Përmes një postimi në Facebook, FFK ka theksuar se futbolli është gjuha universale që i bashkon të gjithë, pa dallim.

“Në fushë dhe jashtë saj, fuqia e futbollit krijon hapësira të barabarta, ku secili ka mundësinë të shprehet, të zhvillohet dhe të ndihet i pranuar”, ka shkruar federata.

Federata e Futbollit e Kosovës mbetet e përkushtuar për të mbështetur iniciativat që promovojnë gjithëpërfshirjen nëpërmjet projekteve të programit të Grassroots.

“Së bashku, ndërtojmë një shoqëri më të hapur”.

Teilen: