Mediet pranë Real-it kanë shkruar sot për një çështje të re në Madrid. Sipas “Marca”-s klubi e ka konsideruar si të pakuptimtë vendimin e mesfushorit për të udhëtuar në Angli.
Bellingham figuronte në listën me 35 lojtarë të grumbulluar nga Tuchel për ndeshjet me Uruguain dhe Japoninë, por ai nuk u aktivizua për asnjë minutë.
Komisairi teknik gjerman justifikoi vendimin e tij duke thënë se nuk kërkonte që të rrezikonte shëndetin e lojtarit, i cili sapo është rikthyer nga një dëmtim i gjatë. Ndërsa në Madrid nuk e kanë pritur mirë këtë udhëtim të anglezit pasi klubi ka pretenduar që të ai qëndronte në Spanjë për të përshpejtuar rikthimin në formën e tij optimale.
Teilen: