Ernest Muçi pritej si titullar në fushë për Trabzonsporin ndaj Gallatasarajt, me informacionet e raportuara nga Turqia deri dje. Sot çdo gjë është vendosur në dyshim, pasi Muçi nuk është stërvitur me ekipin.
Nëse dje ishte pjesë e skuadrës në stërvitje, Muçi sot qëndroi i veçuar në palestrën e klubit. Për të tregohet se se ka ndjerë dhimbje.
Ndeshja do të luhet nesër, më 4 prill, prej orës 19:00. Stafi do të presë deri në fund për vendimin e tij.
Kujtojmë se Muçi u largua nga Kombëtarja pikërisht për shkak dëmtimi. Te Trabzonspori është treguar i gatshëm, që të rrezikojë për sfidën më të rëndëishme./PANORAMASPORT.AL
Teilen: