Baskonia ishte surpriza e madhe e javës së 35-të teksa mundi në fushën e saj Realin e Madridit me rezultatin 98-96. Ishte fitorja e vendit të 18-të kundër vendit të 3-të në renditje, por jo vetëm kaq por i pengoi madrilenët të mernin kreun pasi kryesuesit Fenerbahce u mund nga Bajerni të mërkurën. Si rrjedhojë përfiton Olimpiakos, që fitoi ndaj Lionit dhe merr kreun në bashkëshoqërim me Fenerbahcen.
Ndeshja nisi me një Baskonia përrallore 8/9 në gjuajtet për 3 pikë me 89% saktësi në 10 minutat e para. Por Reali, falë mbrojtjes së mirë të Tavares dhe koshave të Kampacos dhe Hezonjës, arriti që në periodën e dytë, nga -12 ta kalonte në +8 duke kryer një rotacion të plotë. Baskonia nis të shfaqë vështirësi me lojtarët që vinin nga stoli dhe sidomos ndjeu mungesën e Hoëard të dëmtuar.
Pasi mbylli periodën e dytë pa asnjë trepikësh, Baskonia zgjohet në periodën e tretë dhe arrin të futet sërish në lojë me 5 pikë diferencë.
Perioda e katërt kthehet në një garë trepikëshash për të dy skuadrat dhe Real Madrid i beson 38 vjecarit Sergi Llull. Gjithçka mbërrin në fund me një ekuilibër falë një parciali 8-1 të Baskonias dhe rezultati shënonte 96-96.
Më parë Tavares ishte ndërruar për një faull të dyshimtë dhe në aksionin e fundit sërish shkaktohet nga Hezonja një faull i dyshimtë duke i lënë në kronometër vetëm 1,9 sekonda. Simons i shënon të dy gjuajtjet e lira dhe Baskonia mori avantazhin me vetëm 2 pikë. Në tentativën e fundit Real Madrid nuk shënjestron me Llull në 1,9 sekonda dhe fitorja i takon Baskonias.
Vlen për tu theksuar që Baskonia pati 3 lojtarë me mbi 20 pikë në shënim, Cabaroth me 26 pikë, Simons dhe Diakite me 21 pikë secili.