Saturday, 4. April 2026
Sport

Pas Fernandez edhe Caisedo “flirton” me Real-in, mesfushori për gazetën spanjolle: Të ardhmes nuk i dihet kurrë!

GS 04/04/2026 1 Min. Lesezeit

Chelsea ka një problem të madh. Lojtarët e paguar miliona euro para pak vitesh po bëjnë gjithçka për t’u larguar nga “Stamford Bridge”. Pak ditë më parë Enzo Fernadez, i cili i kushtoi arkave të klubit rreth 120 milionë euro, la të kuptohej se kërkonte që të transferohej në Spanjë ku Real-i i Madridit është gati ta afrojë në ekip.

Për vendin vakant në “Bernabeu” ka treguar interes edhe Moises Caisedo. Kolegu i repartit i Fernandez, i cili u ble nga Chelsea për gati 145 milionë euro, gjatë një interviste për “AS”, i është përgjigjur kështu gazetarit që e pyeti nëse do të dëshironte një ditë të luante për Real-in: “Kam një kontratë me Chelsea-n. E vërteta është se nuk kam menduar sinqerisht për një klub tjetër, për t’u larguar nga Londra, por në fund të fundit, në futboll nuk i dihet kurrë”.

Teilen: