Vllaznia zbrest sot në fushë në kryqytet ku sfidon Partizanin në “Arenën e Demave” me një motiv më shumë për të fituar. Liderët e Abissnet Superiore janë njoftuar nga kryetari i Bashkisë së Shkodrës se në rast triumfi garën për titullin kamoion të këtij viti do të përfitojnë 15 milionë lekë të rinj.
“Kam propozuar një premio të veçantë prej 15 milion lek të reja për Vllazninë në rast të shpalljes kampione, si një mbështetje konkrete për të bërë realitet ëndrrën që pret i gjithë qyteti. Emocionet kuqeblu rikthehen sot dhe sytë e gjithë Shkodrës janë te djemtë tanë”, ishte lajmërimi i dhënë nga Benet Beci nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Teilen: