Saturday, 4. April 2026
Futboll

Liridon Gubetini ndërron jetë në ndeshjen e kupës së veteranëve KFV Barileva-KFV Deçani

GS 04/04/2026 2 Min. Lesezeit

Dje në futbollin e Kosovës ka ndodhur një ngjarje tragjike,ku në ndeshjen e veteranëve në mes KFV Barileva-KFV Deçani ndërroi jetë futbollisti veteran Liridon Gubetini.

Një një njoftim të bërë nga klubi Gubetini humbi ndjenjat pas përfundimit të pjesës së parë,dhe më pas nuk arriti që t’i mbijetojë duke ndërruar në moshën 43 vjeçare.

“Sot, në moshën 43-vjeçare, gjatë ndeshjes së Kupës, mes KFV Barileva – KFV Deçani pas përfundimit të pjesës së parë, Liridoni humbi ndjenjat dhe u nda nga ne, duke lënë pas një boshllëk të madh dhe pikëllim të thellë tek të gjithë ata që e njohën”.

 

“Liridoni do të kujtohet gjithmonë si një njeri i jashtëzakonshëm, i respektuar dhe shumë i afërt me skuadrën e veteranëve, duke dhënë gjithmonë kontributin e tij me zemër dhe përkushtim, ishte pjesë e jona që nga Dita e pare pas themelimit te skuadres se VETERANVE”.

 

“Në këto momente të rënda, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Gubetini, komunitetit sportiv dhe të gjithë miqve e bashkëlojtarëve që patën fatin ta njohin. Liridon, Allahu të shpërbleftë me Xhenet. Kujtimi yt do të jetojë gjithmonë mes nesh”, shkruan në njoftimin e klubit

Përndryshe Federata e Futbollit të Kosovës ka shprehur ngushëllime familjes së Liridon Gubetinit,duke e vlerësuar si një prej njerëzve që ka dhënë kontribut të madh në futbollin e Kosovës.

Kujtojmë që Liridon Gubetini do të varroset të dielën në ora 17:00 në varrezat e qytetit në Obiliq.

Teilen: