Sunday, 5. April 2026
Futboll

Bayern me fitore fantastike në frymën e fundit. Përmbysje spektakolare edhe nga Leverkusen (video)

GS 04/04/2026 2 Min. Lesezeit

Kanë përfunduar disa nga ndeshjet e javës së 29-të në Bundesligë, ku nuk kanë munguar golat e shumtë. Kryesuesit e Bayern fituan në frymën e fundit 2-3 në transfertën ndaj Freiburg.

Pjesa e para u mbyll në barazim 0-0, në pjesën e dytë u shënuan 5 gola. Vendasit kaluan në avantazh të dyfishtë me golat e Johan Manzambi 46′ dhe Lucas Holet 71′.

Bavarezët shpëtuan nga humbja duke shënuar fillimisht dy gola me mesfushorin Tom Bischof në minutat 81′ dhe 90+2. Ndërsa Lennart Karl vulosi fitoren e Bayern me golin e tij në minutën e fundit shtesë. Bayern kryeson renditjen me 73 pikë, 12 pikë më shumë se Dortmund i vendit të dytë, që ndeshjen e kësaj jave e luan më vonë

Në ndeshjet e tjera, 9 gola të shënuar në “Bay Arena”, ku Leverkusen fitoi 6-3 ndaj Wolfsburg, edhepse miqtë ishin në avantazh 1-3. Hoffenheim i shqiptarëve u mposht 1-2 nga Mainz, golin e vetëm për vendasit e shënoi Fisnk Asllani.

Leipzig mori një fitore të rëndësishme në transfertë 1-2 ndaj Werder Bremen dhe tani mban vendin e katërt me 53 pikë, njësoj sa Stuttgart i vendit të tretë, 3 pikë më shumë se Hoffenheim i vendit të pestë.

SHIKOGOLAT

Teilen: