Lionel Messi shënoi një gol në përurimin e stadiumit të ri të Inter Miamit, “Nu Stadium” me 26,000 vende, ku ekipi po zhvendoset pas më shumë se një dekade kërkimi për një shtëpi të përhershme.
Ekipi i yllit argjentinas barazoi 2-2 kundër Austinit të Myrto Uzunit, që bëri një paraqitje shumë të mirë dhe ndonëse nuk gjeti rrugën e rrjetës, sulmuesi shqiptar goditi shtyllën dhe dha një asist.
“Të shohësh këtë stadium të marrë jetë, pas vitesh e vitesh përpjekjesh për ta ndërtuar atë në Miami, është diçka vërtet e veçantë”, tha bashkëpronari i klubit David Beckham para fillimit të ndeshjes. “Sot është thjesht një ëndërr e bërë realitet për ne.”
Luis Suarez gjithashtu mori pjesë në festimin e Inter Miamit, të sjellë nga Javier Mascherano me pesëmbëdhjetë minuta të mbetura në 1-2. Uruguaiani shënoi golin e barazimit.