Sunday, 5. April 2026
Futboll

Jo vetëm eliminimin nga Champions League, por Atletico Madrid ka dhe një tjetër objektiv të madh që lidhet me Barcelonën

GS 05/04/2026 2 Min. Lesezeit

Mbrëmë, Barcelona fitoi pjesën e parë të “triologjisë” ndaj Atletico Madridit, me shifrat 1-2 në transfertën në “Metropolitano”, e vlefshme për La Liga. Tashmë dy ekipet do të ndeshen brenda një javë në çerekfinalet e Champions League.

“Mundo Deportivo” zbulon se plani i Atletico Madridit është për një goditje të dyfishtë ndaj Barcelonës. E para është eliminimi nga Champions League, e dyta lidhet me transferimin e mundshëm të Ferran Torres.

Sulmuesi i cili ka shënuar 16 gola këtë sezon me katalanasit, është një nga emrat e bujshëm që pritet të ndryshojë ekip në verë, duke ditur që kontrata e tij aktuale me Barcelonën skadon në vitin 2027 dhe deri tani nuk është folur për ndonjë rinovim të mundshëm.

Një nga ekipet e interesuara për sulmuesin spanjoll është edhe Atletico Madrid, pasi 26-vjeçari pëlqhet shumë nga Diego Simeone. Vlera në treg e Torres llogaritet 50 milionë euro, por “Colchoneros” shpresojnë të arrijnë të gjuhën e përbashkët me Barcelonën për një shifër më të ulët, duke ditur që sulmuesi do të hyjë në verë në vitin e fundit të kontratës me katalanasit dhe rrezikon të largohet falas, një vit më pas.

Teilen: