Sunday, 5. April 2026
Futboll

Refuzon 40 milionë euro rrogë dhe qëndron te Barcelona. Zbulohet një nga prapaskenat e bujshme të merkatos

GS 05/04/2026 1 Min. Lesezeit

“Diario Sport” zbulon se Dani Olmo refuzoi një ofertë të majme ekonomike nga Al Qadisiyah, gjatë merkatos së janarit. Klubi saudit i ka ofruar 40 milionë euro Barcelonës për të lënë të lirë lojtarin, ndërsa për të bindur vetë mesfushorin sulmues i është ofruar një rrogë prej 9.5 milionë euro në sezon, për 4 vite. Pra, në total, Olmo do të fitonte rreth 40 milionë euro bashkë me bonuset, nëse do të pranonte ofertën e klubit saudit.

Sipas raportimit në fjalë, vetë lojtari ka refuzuar menjëherë ofertën e ardhur në drejtim të tij, duke vazhduar të qëndrojë te Barcelona, aty ku këtë sezon ka kontribuar me 8 gola dhe 8 asiste.

Spanjolli pritet të jetë sërish në qendër të vëmendjes gjatë merkatos së verës, ku përveç klubeve saudite, për të ka interes konkret edhe nga Man. City në Premier League. Barcelona do të pranonte largimin e Olmo, vetëm për një shifër mbi 60 milionë euro. Vetë lojtari është i bindur për të qëndruar te katalanasit, të paktën edhe për sezonin e ardhshëm.

Teilen: