Monday, 6. April 2026
Sport

Kerim Alajbegoviç intrigon Igli Taren, Milani e vëzhgoi në Uells yllin boshnjak

GS 06/04/2026 1 Min. Lesezeit

Milani kishte dërguar përfaqësuesit e tij në Uells për të vëzhguar në aksion Kerim Alajbegoviç, trekuartistin e vitlindjes 2007 të Salcburgut. Boshnjaku udhëhoqi kombëtaren e tij drejt Botërorit 2026 me një paraqitje shumë të mirë edhe ndaj Italisë.

Pavarësisht konkurrencës me Romën dhe Napolin dhe një sistemi taktik 3-5-2 të Allegrit, drejtuesit e klubit kuqezi synojnë të vazhdojnë linjën e inauguruar me Kostiç. Ata po ndjekin këtë profil që vlerësohet rreth 15 milionë eurom dhe që garanton një miks perfekt mes qëndrueshmërisë ekonomike dhe potencialit teknik.

Igli Tare është i bindur se talenti boshnjak është një nga yjet më të shndritshëm të panoramës europiane. Drejtori sportiv i Milanit beson se kalimi në Itali do të ishte adapt për rritjen e lojtarit. Lajmi bëhet i ditur nga “Corriere dello Sport”.

Teilen: