Monday, 6. April 2026
Sport

Bernardo Silva largohet nga City në verë

GS 06/04/2026 1 Min. Lesezeit

Mesfushori Bernardo Silva po e luan sezonin e tij të fundit te Manchester City pasi në verë kur edhe i skadon kontrata do të largohet nga klubi anglez si lojtar i lirë.

Portugezi 31-vjeçar, tashmë ka njoftuar klubin për vendimin dhe largimin e tij në fund të sezonit është konfirmuar edhe nga asistenti i Pep Guardiolas.

Silva është kapiten i Cityt, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2017 nga Monaco dhe gjatë kësaj periudhe ka fituar 18 trofe në total, përfshirë këtu gjashtë herë titullin e kampionit të Anglisë.

Me fanellën e Cityt, Silva ka regjistruar 450 paraqitje zyrtare, ku ka shënuar 76 gola dhe ka bërë 77 asistime.

Në garë për të siguruar shërbimet e Silvas, mbeten Barcelona e Juventusi por nuk përjashtohet edhe mundësia që mesfushori karrierën ta vazhdojë në MLS të SHBA-së apo Arabinë Saudite.

Silva gjatë karrierës ka luajtur edhe për Benfican, ndërsa City pati paguar 50 milionë euro për ta transferuar nga Monaco.

Teilen: