Monday, 6. April 2026
Futboll

Arbeloa në “fije të perit”, vetëm Champions-i mund ta shpëtojë. Bayerni, testi i parë

GS 06/04/2026 2 Min. Lesezeit

Stoli i Álvaro Arbeloa te Real Madridi varet nga një faktor i vetëm, Champions League. Pas humbjes 2-1 ndaj Mallorca, e cila mbylli praktikisht garën për titullin në La Liga, e ardhmja e trajnerit madrilen duket gjithnjë e më e pasigurt, sipas “AS”.

Fitorja e Barcelonës ndaj Atletico Madridit në të njëjtën fundjavë shkatërroi shpresat e mbetura të Realit në garën për titull. Champions-i mbetet argumenti i vetëm për ta mbajtur Arbeloa në stolin merengues. Testi i parë do të jetë raundi çerekfinal ndaj Bayern Munich. Nëse kalon turin, mund të ndeshet më pas me PSG ose Liverpool. Një eliminim i hershëm mund të jetë fatal. Florentino Pérez kishte treguar më parë durim, por situata është përkeqësuar dhe rezultatet janë të paqëndrueshme.

Humbja në “Son Moix” ndërpreu edhe serinë pozitive të Arbeloa, duke nxjerrë në pah problemet me intensitetin dhe kontrollin e lojës. Vendimet taktike, si mbajtja në stol e Vinícius Júnior dhe përdorimi i të rinjve, janë analizuar nga klubi. Statistikisht, 5 humbje në 18 ndeshje e vendosin midis trajnerëve me përqindjen më të lartë të disfatave në fillim të drejtimit.

Teilen: