Trajneri i Real Madridit, Álvaro Arbeloa, u përball me konferencën për shtyp para ndeshjes së Champions League ndaj Bayern Munich me optimizmin e zakonshëm kur skuadra e bardhë luan në shtëpi. Nuk është hera e parë që trajneri madrilen kujton në sallë se, kur të bardhët luajnë në shtëpi, janë favoritë: “Real Madridi gjithmonë del në lartësinë e kundërshtarëve të mëdhenj. Bayerni do të na vërë në vështirësi në fushë. ‘Bernabéu’ do të përjetojë një tjetër natë të madhe Champions-I, si ajo që jetuam kundër City. Me siguri do të jetë kështu”.
Për Mbappé: “Është e qartë që Kylian ka karakteristika të ndryshme nga Brahim dhe jam i lumtur ta kem këtë problem. Ta kem Mbappé këtu është një lajm i madh. Kam shumë besim te të gjithë lojtarët. Është fat për një trajner t’i ketë të gjithë në dispozicion”. I pyetur nëse kjo përballje është si gjykim për projektin e tij, Arbeloa sheh vetëm një skenar të mundshëm: të fitojë ndaj Bayernit dhe të kalojë turin.
Besim te “Bernabéu” i zjarrttë: “Për të fituar një ndeshje futbolli duhet të bësh shumë gjëra mirë, jo vetëm një. Na duhet mentaliteti kolektiv për të qenë skuadra më e mirë e futbollit, me talentin që kemi. ‘Bernabéu’ do të jetë i ndezur”.
Sërish për Mbappé: “Kylian e di shumë mirë çfarë është Real Madridi. Do të doja të më pyesnit për të kur të përfundojë përballja. Kur Real Madridi humbet, dhoma e zhveshjes është si çdo tjetër. Këtu nuk lejohet të humbasësh. Ndeshjen e fundit kishte shumë lojtarë të hidhëruar nga humbja, por iu thashë se nuk kishim kohë dhe se duhej të përqendroheshim te Bayern Munich. E gjithë energjia jonë është te Bayerni”.
Vlerësim edhe për Bellingham: “Me të në fushë jemi skuadër më e mirë. Është një lojtar që na jep shumë, për shkak të lidershipit dhe cilësive të tij personale. Është një ‘problem i bekuar’ ta përshtatësh Bellingham”.
Në lidhje me atë që tha Vinicius për marrëdhënien me Xabi Alonson dhe Arbeloan, trajneri nuk zgjodhi të përcaktohej mes menaxhimit apo taktikës: “Unë shqetësohem për marrëdhënien me lojtarët dhe që ata ta dinë mirë me çfarë do të përballen të martën mbrëma”.