Pavarësisht se është nën kontratë deri në vitin 2028, Jan Oblak mund të largohet nga Atletico Madrid në fund të këtij sezoni. Mediet spanjolle zbulojnë se “Colchoneros” kanë piketuar pasardhësin e sllovenit.
Bëhet fjalë për Leo Roman, portierin e Mallorca-s, i cili bëri një paraqitje fantastike në fitoren e fundit në fundjavën e kaluar 2-1 ndaj Real Madridit. 25-vjeçari ka qenë titullar i padiskutueshëm këtë sezon dhe ka bërë paraqitje tejet të mira.
Vetëm verën e kaluar, Leo Roman rinovoi me Mallorca-n deri në vitin 2030. Klauzola e tij e largimit është 10-12 milionë euro, shifër e papërfillshme për një klub si Atletico Madrid.
Teilen: