Barcelona ka filluar që tani lëvizjet e para për ndryshimet që do të bëjë në ekip gjatë merkatos së verës, ku do të ketë afrime por edhe largime. Bordi i Barcelonës po punon për të sjellë tre lojtarë gjatë afatit kalimtar të verës. Për të bërë të mundur nënshkrimet e reja, është e nevojshme të bëhen të paktën dy ose më shumë shitje.
Sipas “SPORT”, plani i drejtuesve të Barcelonës është të forcojnë qendrën e mbrojtjes, krahun e majtë të sulmit dhe qendrën e sulmit. Përsa i përket qendrës së mbrojtjes dëshira e parë është Alessandro bastoni, por nuk përjashtohen edhe mundësi të tjera si Riccardo Calafiori apo Nico Schlotterbeck. Për anën e majtë të sulmit, synimi kryesor është blerja përfundimtare e Marcus Rashofrd. Nësë dështon kjo pistë, atëherë mund të shqyrtohen alternativa të tjera si Andreas Schjelderup i Benfica-s, Víctor Munoz i Osasunës apo pse jo dhe rikthimi i Jan Virgili i huazuar te Mallorca.
Sa i përket qendërsulmuesit, dëshira kryesore mbetet Julian Alvarez. Për të bërë të mundur këto nënshkrime, duhet të sakrifikohet dikush dhe emrat më të mundshëm për t’u shitur janë: Ferran Torres dhe Marc Casado.