Manuel Neuer, portieri 40-vjeçar me 124 ndeshje me Gjermaninë, ishte heroi i madh i Bayern Munich në fitoren 2-1 ndaj Real Madridit, në çerekfinalet e Champions League. “Është për të ardhur keq që nuk fituam 2-0, të them të drejtën. E dini sa i rrezikshëm është Real Madridi, edhe sonte e pamë. Patën disa raste dhe shpërdoruan të tjera. Jemi të kënaqur me fitoren, por na pret ende një detyrë e vështirë”, – deklaroi portieri për “Amazon Prime”, pas fitores së parë të Bayernit ndaj Real Madridit që nga viti 2012.

Bayerni e festoi çmimin MVP të Neuer me një postim në X, duke e paraqitur si diell dhe me mesazhin: “Ti je rrezja ime e diellit, e vetmja rreze…” Në fushë, bavarezët e festuan duke i dhuruar “një suvenir special nga Madridi për GOAT-in”. Tifozët në rrjetet sociale e kthyen Neuer në “material memes”, duke theksuar paraqitjen e tij të jashtëzakonshme në “Bernabéu”.
🎵 You’re my sunshine, my only sunshine… pic.twitter.com/BjXLiiCdhC
Në një ton më serioz, Neuer vlerësoi cilësinë e Mbappé dhe Vinícius: “Ata janë ndër lojtarët më të mirë në botë. Mund të gjuajnë me të dyja këmbët, janë driblues të shkëlqyer dhe shumë të vështirë për t’u mbrojtur. Sigurisht, nëse luajmë kompakt dhe me një numër të caktuar lojtarësh, bëhet më e lehtë, por në duelet individuale është shumë e vështirë”.
