Wednesday, 8. April 2026
Futboll

“Nuk kuptoj kritikat ndaj Allegrit, verën e kaluar s’u përforcua me Van Basten dhe Gullit”

GS 08/04/2026 1 Min. Lesezeit

Ish-sulmuesi dhe komentatori Jose Altafini foli për “Tuttosport” mbi vështirësitë e sulmit të Milanit: “E prisja humbjen në Napoli, nuk më habit dalja nga gara për titull, sepse Allegri me këtë skuadër nuk mund të bënte më shumë. Grupi i Milanit i përgjigjet renditjes; Interi dhe Napoli mbeten superiorë ndaj kuqezinjve”.

Ai komentoi edhe kritikat ndaj trajnerit Max Allegri: “Nuk i kuptoj, mori një Milan që vinte nga vendi i 8-të dhe e bëri konkurrues, pa blerje të mëdha. Nuk erdhën Van Basten dhe Gullit verën e kaluar…”

Për merkaton, Altafini sugjeron: “Prioritet duhet të jetë ‘shtylla kurrizore’, një mbrojtës i fortë dhe një mesfushor i nivelit të lartë pranë Modric e Rabiot. Sulmi ka nevojë për më shumë ndërhyrje, duhet një sulmues që shënon 20 gola në sezon”.

Ai sugjeron edhe emrin e duhur për Milanin: “Më pëlqen Kean, te Fiorentina dhe kombëtarja ka shënuar shumë gola dhe ka përparuar shumë në dy vitet e fundit. Do ta shihja mirë te kuqezinjtë”.

Teilen: