Pavarësisht se ka një ekip të kompletuar dhe të aftë për të fituar çdo trofe të mundshëm, Bayern Munich do të bëjë të paktën dy goditje në emrkaton e verës, për të cilat planifikon të shpenzojë 80 milionë euro.
“Sport Bild” zbulon se bavarezët duan të përforcojnë dy pozicione shumë specifike, për ta bërë edhe më të lehtë rotacionin për trajnerin Vincent Kompany. Dy drejtuesit e lartë të Bayern, drejtori sportiv Max Eberl dhe drejtori teknik Christoph Freund, po kërkojnë për një zëvendësues të denjë për krahun e mjatë të sulmit ku luan Luis Diaz dhe emrat që po ndiqen janë: Nico Williams (23 vjeç, Athletic Club), Said El Mala (19 vjeç, Koln), Rayane Messi (18 vjeç, Strasbourg), Yan Diomande (19 vjeç, RB Leipzig), Malick Fofana (20 vjeç, Olympique Lyonnais), Bazoumana Touré (20 vjeç, Hoffenheim), Kevin Schade (24 vjeç, Brentford) dhe madje edhe Phil Foden (25 vjeç, Manchester City).
Ndërkohë që objektivi i dytë është përforcimi me një mbrojtës të ri për krahun e djathtë, ku dy emrat më të përmendur janë: Givairo Read (19 vjeç, Feyenoord) dhe Josh Acheampong (19 vjeç, Chelsea).