Barcelona dhe Atletico Madrid do të përballen në “Camp Nou” mbrëmjen e sotme në ndeshjen e parë për çerekfinalet e Champions League. Duke ditur rivalitetin e madh mes dy ekipeve dhe rëndësinë e një përballjeje të tillë, pritet të jetë një ndeshje e tenosionuar dhe shumë e luftuar në aspektin sportiv.
Por, të dyja ekipet duhet të bëjë kujdes, pasi janë plot 11 lojtarë që rrezikojnë të mungojnë në ndeshjen e kthimit pas një javë, nëse ndëshkohen sot me karton të verdhë. Atletico Madrid rrezikon më shumë pasi ka 7 lojtarë që mund të humbin ndeshjen e dytë: Thiago Almada, Robin Le Normand, Clement Lenglet, Marcos Llorente, Marc Pubill, Matteo Ruggeri dhe Giuliano Simeone.
Po ashtu edhe vetë trajneri Diego Simeone duhet të jetë i qetë sot dhe të tregojë kujdes, sepse ndryshe rrezikon që ndeshjen e kthimit ta shohë nga tribuna.
Ndërsa te Barcelona janë 4 lojatrë që rrezikojnë, por tre prej tyre janë titullarë: Lamine Yamal, Fermín, Gerard Martín dhe Marc Casado.