Në “Parc des Princes” do të luhet sonte akti i parë i çerekfinales së Champions League mes PSG-së dhe Liverpool-it. Të dy ekipet u përballën edhe sezonin e kaluar në fazën e 1/16-ve. Liverpool fitoi 0-1 në transfertë, PSG fitoi me të njëjtin rezultat në ndeshjen e kthimit. Nga pika e bardhë e penalltive, francezët fituan 4-1.
Në përballjen e sotme, PSG do të kërkojë të vulosë kualifikimin në shtëpi, duke ditur formën jo të mirë të Liverpool-it. Në anën tjetër, pavarësisht luhatjeve, suksesi në Champions League është mundësia e vetme për ta për të shpëtuar këtë sezon.
Për PSG-në mungojnë Bradley Barcola dhe Fabian Ruiz, për Liverpool-in mungojnë Alisson, Endo dhe Connor Bradley.
PSG XI: Safonov; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Nuno Mendes; Zaïre-Emery, Vitinha, João Neves; Doué, Dembélé, Kvaratskhelia.
Liverpool XI: Mamardashvili; Frimpong, Konaté, Van Dijk, Gomez, Kerkez; Szoboszlai, Gravenberch, Mac Allister, Wirtz; Ekitiké.