Wednesday, 8. April 2026
Futboll

45′ e para: Cubarsi “tradhton” Barcelonën, Alvarez “thyen” zemrat e katalanasve. Në Paris, vendos goli i Desire Doue

GS 08/04/2026 2 Min. Lesezeit

Kanë përfunduar 45 minutat e para në dy çerekfinalet e sotme në Champions League, Barcelona-Atletico Madrid dhe PSG-Liverpool.

Pjesa e parë në “Camp Nou”, mes Barcelonës dhe Atletico-s është mbyllur 0-1 për madrilenët. Me një kundërshtar që ka “parkuar autobuzin”, katalansit e kanë të vështirë të gjejnë rrugën e rrjetës. Në minutën e 18-të, Marcus Rashford gjen rrjetën, por goli anullohet për pozicion jashtë loje të Lamine Yamal.

Në minutën e 42-të, Barcelona mbetet me 10 lojtarë. Pas ndërhyrjes së VAR, Pau Cubarsi largohet me karton të kuq për faullin si lojtar i fundit nga Giuliano Simeone. Goditje dënimi për Atletico Madridin, Julian Alvarez e ekzekuton në mënyrë perfekte dhe topi shkon në rrjetë.

Në “Parc des Princes”, PSG udhëheq 1-0 ndaj Liverpool-it. Sfida u zhbllokua në minutën e 11-të, ku Desire Doue shënoi një gol tejet të bukur, me një goditje klasi brenda zonës. Në 25 ndeshje në Champions League, Desire Doue ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 6 asiste.

Në minutën e 32-të, Khvicha Kvaratskhelia provon të shënojë një gol spektakolar me rroveshatë, por Mamardashvili tregohet i vëmendshëm. Në minutën e 42-të, ishte Ousmane Dembele që provoi të gjente golin, por Mamardashvili bën një pritje shumë të mirë. Pjesa e parë dominohet komplet nga PSG, rezultati 1-0.

SHIKOGOLAT

Teilen: