Thursday, 9. April 2026
Futboll

Szczęsny fshihet në stol dhe i kërkon Bardghji ta mbulojë, më pas thith nikotinë…

GS 09/04/2026 2 Min. Lesezeit

Një video që tregon Wojciech Szczęsny duke u fshehur në stolin e Barcelonës për të vendosur një “snus” (produkt nikotine që përdoret duke u vendosur nën buzën e sipërme, pa tymosur apo përtypur), larg kamerave, është bërë “virale”, ka marrë miliona shikime.

Që portieri polak është duhanpirës i rregullt nuk përbën asnjë sekret, por edhe për të duket se ishte e tepërt ta shfaqte varësinë gjatë ndeshjes. Ai ishte në stol, në fitoren 2-1 ndaj Atlético Madridit, por gjithsesi në dispozicion të trajnerit Flick.

Pamjet tregojnë që, ndërsa ishte rezervë, pas Joan García, ai i kërkoi të riut Roony Bardghji ta mbulonte me trup nga kamerat për ta futur një “snus” në gojë. I përkulur pas shokut të skuadrës, ai vendosi bustinën nën buzë dhe hodhi mbështjellësen poshtë karriges.

“Snus” është një produkt nikotine me origjinë nga Suedia. Forma me duhan është e ndaluar në Bashkimin Europian, por bustinat moderne pa duhan janë të ligjshme dhe ato përdoren kudo. Vendoset mes buzës së sipërme dhe mishit të dhëmbëve për 30-60 minuta, ku përthithet nikotina. Në Spanjë është e lejuar, por priten kufizime të forta.

 

Teilen: