Thursday, 9. April 2026
Futboll

Flick “nxin” arbitrimin, lartëson Yamal: Është i jashtëzakonshëm, edhe pse  vetëm 18 vjeç

GS 09/04/2026 1 Min. Lesezeit

“Është i jashtëzakonshëm, edhe pse vetëm 18 vjeç. Për kombëtaren spanjolle do bëhet një nga lojtarët më të mirë në histori”. Hansi Flick e vlerësoi kështu Lamine Yamal. Trajneri gjerman i Barcelonës mbrojti talentin e ri blaugrana pas humbjes 2-0 ndaj Atletico Madridit në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League.

Një sfidë që la shije të hidhur te katalanasit dhe zemëroi trajnerin, i cili kritikoi ashpër arbitrimin. “VAR ishte shumë i njëanshëm në favor të Atlético Madridit… Atje ishte një gjerman, faleminderit Gjermani”, – ironizoi Flick, duke iu referuar arbitrit Christian Dingert. Episodi më i diskutuar mbetet prekja me dorë në zonë nga Pubill.

“Nuk e di pse VAR-i nuk ndërhyri. Arbitri është gjerman dhe më duket e pabesueshme. Të gjithë gabojmë, por për çfarë shërben VAR-i? Nuk e kuptoj. Duhej të jepej penallti, karton i dytë i verdhë dhe i kuq. Kjo është e papranueshme”. Dyshime edhe për kartonin e kuq të Cubarsi: “Nuk jam i sigurt nëse e preku mjaftueshëm, pasi topi ishte pas tij”.

 

Teilen: