Thursday, 9. April 2026
Futboll

Flick nuk i beson aspak. Chelsea, Man. United dhe Arsenal nisin garën për të “padëshiruarin” e Barcelonës

GS 09/04/2026 1 Min. Lesezeit

I aktivizuar vetëm 1276 minuta këtë sezon në të gjitha kompeticionet, tregojnë besimin e pakët të Hansi Flick dhe drejtuesve të Barcelonës ndaj Marc Casado. Për këtë arsye, mesfushori difensiv do të largohet në verë nga katalanasit.

Pavarësisht minutave të pakta që ka pasur te Barcelona, për 22-vjeçarin ka një interes të madh në Premier League. Sipas “CaughtOffside”, janë të paktën tri klube të mëdha angleze që interesohen për shërbimet e Casado-s: Chelsea, Arsenal dhe Man. united.

Vlera në treg e Casado nëse i referohemi Transfermarkt është 20 milionë euro, por Barcelona pretendon për një shifër mes 35-40 milionë euro për të lënë të lirë mesfushorin difensiv.

Teilen: