Liverpool ka konfirmuar se kapiteni skocez Andy Robertson do të përfundojë karrierën e tij te “Reds” në përfundim të sezonit aktual.
Pas nëntë sezonesh jashtëzakonisht të suksesshme në Anfield, Robertson do të largohet nga klubi me skadimin e kontratës këtë verë, transmeton lajmi.net.
Ai do të njihet si një legjendë e vërtetë e Liverpoolit, pas 373 paraqitjeve dhe rolit themelor në sukseset e viteve të fundit.
Robertson, i cili u transferua nga Hull City në vitin 2017, ka fituar dy tituj të Premier League, një Champions League, FA Cup, dy League Cup, si dhe FIFA Club World Cup, UEFA Super Cup dhe Community Shield./lajmi.net/
Teilen: