Friday, 10. April 2026
Sport

Alonso po rikthehet si trajner, a do të jetë ky klubi i ri?

GS 10/04/2026 1 Min. Lesezeit

Xabi Alonso pritet të nis një aventurë të re si trajner.

Sipas raportimeve të fundit, spanjolli është kandidatë kryesor për të marr drejtimin e Liverpulit, pas largimit të Arne Slot, shkruan IndeksOnline.

Gazetari Axel Hesse i ”Bild”, raporton se Slot do të largohet nga Liverpuli pas përfundimit të sezonit dhe Alonso do të jetë zëvendësues i tij.

Drejtuesit e Liverpool po e shohin spanjollin si njeriun ideal për të marrë drejtimin e skuadrës dhe për të nisur një epokë të re në “Anfield”.

Xabi Alonso së fundi ishte trajner i Real Madridit, ku u largua pas disa muajve në krye të skuadrës madrilene.

Teilen: