Friday, 10. April 2026
Sport

Në fundjavë nis Play-Offi i basketbollit, me duelet çerekfinale

GS 10/04/2026 2 Min. Lesezeit

Vetëm minutat e fundit e kanë përcaktuar renditjen përfundimtare për garat e rregullta në Superligën e basketbollit.
Vëllaznimi nuk i mbijetoi Superligës, megjithëse triumfoi në xhiron e fundit, në ngjarjen më kontroverse ndonjëherë dhe të paqartë deri pas intervenimit të FBK-së, se kush qëndron e kush bie nga liga.

Menjëherë pas përfundimit të stinorit të rregullt, Superliga vazhdon me garat përfundimtare për përcaktimin e kampionit, përmes Play-Offit.

Skuadrat që do të marrin pjesë në “Play-off”, janë Trepça e para dhe Bashkimi i dyti, që janë kualifikuar direkt në gjysmëfinale.

Ndërkohë, në çerekfinale të “Play-off”-it do të luajnë katër skuadrat e renditura nga pozitat e tretë deri në të gjashtën.

Bora që ka qenë sensacioni i sezonit, e mbylli kampionatin në vendin e tretë, andaj përballë do të ketë rivalin lokal, Sigal Prishtinën, që mezi mbijetoj dhe vetëm falë renditjes siguroj Play-Offin. Ndeshja e parë luhet të dielën nga ora 19:30 në kryeqytet.

Dy skuadrat e tjera në pozitat 5 dhe 6, Golden Eagle Ylli dhe Peja do të ndeshen për një vend në gjysmëfinale, me ndeshjen e parë që luhet të shtunën nga ora 19:30.

Skuadra që shënon dy fitore, kualifikohet në gjysmëfinale.

Ndërkohë për tu kualifikuar në finale duhet tri fitore, ndërsa për tu shpallur kampion katër fitore.

ÇEREKFINALJA I 11/12.04.2026

E shtunë

19:30 Golden Eagle Ylli – Peja

E diel

19:30 Bora – Sigal Prishtina

Teilen: