28 xhirot e jashtëzakonshme përfunduan në ProCredit Superligë, një nga edicionet më dramatike.
Në xhiron e fundit shkëlqeu Jericole Hellems i Vëllaznimit, që ndaj Pejës kishte 22 pikë, tetë kërcime e tetë asistime, duke pasur indeksin 30, apo më të lartin e kësaj jave.
Ai ka qenë basketbollisti kyç te kuqezinjtë që nga rikthimi në Gjakovë.
Trepça fitoi ndaj Sigal Prishtinës ku u dalluan Akili Vining dhe Drilon Hajrizi. Vining kishte 22 pikë, tri kërcime e nëntë asistime, kurse Hajrizi 19 pikë, shtatë kërcime dhe një asistim, që të dy pashmangshëm u bënë edhe pjesë e top 5-shes së javës.
Bashkimi fitoi ndeshjen jo vendimtare ndaj Borës, ku më i miri ishte Jalen Riley me 22 pikë, pesë kërcime dhe pesë asistime.
Rahoveci 029 shënoi fitoren më të rëndësishme këtë edicion, duke fituar pas vazhdimeve ndaj Golden Eagle Ylli, ku edhe kësaj radhe më i miri ishte Kentrell Pullian me 25 pikë, shtatë kërcime e gjashtë asistime.
Top 5
Jericole Hellems (Vëllaznimi) 22 pikë, 8 kërcime, 8 asistime, 30 indeksi
Jalen Riley (Bashkimi) 22 pikë, 5 kërcime, 5 asistime, 27 indeksi
Akili Vining (Trepça) 22 pikë, 3 kërcime, 9 asistime, 27 indeksi
Drilon Hajrizi (Trepça) 19 pikë, 7 kërcime, 1 asistim, 24 indeksi
Kentrell Pullian (Rahoveci 029) 25 pikë, 7 kërcime, 6 asistime, 19 indeksi