Friday, 10. April 2026
Sport

Vëllaznimi ankohet në FBK për largimin nga liga

GS 10/04/2026 1 Min. Lesezeit

KB Vëllaznimi ka paraqitur ankesë zyrtare ndaj Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), lidhur me renditjen përfundimtare të Superligës për edicionin 2025/2026.

Sipas dokumentit të siguruar nga “AsistiOnline”, klubi gjakovar kundërshton vendosjen në pozitën e tetë, duke u bazuar në nenin 47.1.4 të Propozicioneve të Garave, sipas të cilit në rast të barazimit të pikëve mes tri ekipeve, renditja përcaktohet vetëm nga kosh-diferenca në ndeshjet direkte.

Sipas Vëllaznimit, ky kriter është në favor të tyre, karshi Sigal Prishtinës dhe Rahovecit 029, andaj kërkojnë që tabela të korrigjohet dhe të renditen ndryshe.

Në ankesë gjithashtu përmendet se janë dhënë interpretime të gabuara të rregullores nga zyrtarë të FBK-së para ndeshjes ndaj Pejës, ndërsa klubi paralajmëron edhe ndjekje të rrugëve ligjore në rast se ankesa nuk aprovohet.

Ankesa është dorëzuar në Komisionin për Ankesa dhe Arbitrazh, me kërkesë për rishqyrtim dhe ndryshim të renditjes përfundimtare.

Në vijim gjeni të plotë dhe pandërhyrje, ankesën e klubit gjakovar drejtuar FBK-së:

Teilen: